Subscribe

Elbenita Kajtazi, një shqiptare soprano nga Mitrovica ishte e ftuara e radhës në podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama. Ishte sopranoja Ermonela Jaho ajo e cila u fut “mik” te kryeministri dhe i kërkoi të ftonte Kajtazin. Kjo e fundit tha se Jahon e konsideron si motër.

E teksa flsite për hapat e karrierës, sopranoja Kajtazi tha se në fëmijëri ka shitur qumësht dhe ka bërë punëpër të cilat sot është shumë krenare.

Kajtazi: Ne kemi qenë një familje shumë e madhe. Kemi pasur shtëpi të madhe dhe kemi pasur mundësi të mbanim lopë. Unë kam shitur qumësht para luftës por edhe pas luftës e vazhdova zanatin.  Kur u kthyenm pas luftës nei gjetëm sërish klopët. Gjyshja i kishte vënë një pe të kuq lopës, nëse nesër pasnesër kthehemi nga lufta dhe mbijetojmë t’i gjejmë sërish ato. Ne i gjetëm dhe unë e vazhdova profesionin tim. Kur shkoj në Kosovë tani vizitoj tezet që ende kanë lopë, sepse ajo shija e qumështit tamam është tjetër. Në atë kohë e kam bërë më shum qejf. Ne kemi punuar në çdo punë, punë fushash dhe në shtëpi kemi ndihmuar për rindërtimin dhe jam shumë krenare për atë pjesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *