Arratia e Sokol Tatanit, 45 vjeç, mori fund këtë të premte. Nga efektivët e Durrësit, u bë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

 

Durrsaku kërkohej nga autoritetet italiane sepse është dënuar më 9 vite burg nga Gjykata e Pizës për trafik narkotikësh.

 

Ai dyshohet se gjatë viteve 2001 dhe 2002 ka trafikuar sasi të ndryshme heroine nga Shqipëria për në Itali.

 

Sokol Tatani u prangos në një lokal në Durrës, gjatë operacionit të koduar “Last Coffe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *