E hënë, 26 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Ka një zgjidhje”, Meloni e vendosur: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë! Projekt inovativ që mori vëmendjen e BE

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në një intervisë për mediet vendase është shprehur e bindur se qendrat e migrantëve, të ngritura në Shqipëri do të funksionojnë.

“Ka një zgjidhje, po punojmë për të”, thotë Meloni.

Reklamë

“Unë nuk marr përsipër përgjegjësi që nuk i mbaj dot”, shton Meloni.

Sipas Melonit projekti është inovativ dhe “nuk është rastësi që i kushtohet vëmendje pothuajse nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.”

Reklamë

“Do të sjellë një ndryshim total në menaxhimin e flukseve migratore”, thotë kryeministrja italiane.

Prandaj pritet vendimi nga Gjykata Supreme dhe Gjykata e Drejtësisë e BE-së.

“Në çdo rast jam duke punuar edhe për zgjidhje të tjera dhe në fund do të funksionojë”, thotë Meloni e vendosur.

“Unë kam marrë parasysh se do të më duhej të punoja tre herë më shumë se paraardhësit e mi për të arritur rezultate. Unë jam e përgatitur, sidomos për emigracionin sepse e dija se do të kishtë një opozitë shumë të madhe”.

“Unë vazhdoj të kërkoj dhe do të gjej zgjidhje, projekti në Shqipëri do të funksionojë”, përfundon Meloni./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë