Ata u frekuentuan gjatë verës së kaluar, por u ndanë në shtator pasi artisti kanadez nuk ishte “gati për një marrëdhënie”.

 

 

Dhe tashmë duket se është vetë Bieber ai që u ka vënë flakën zërave për një ribashkim të mundshëm me vajzën e muzikantit Lionel Richie. Ai i shkruajti një mesazh shumë të ëmbël ish të dashurës së tij Sofia në Instagram, përpara syve të gjithë botës. Pasi bukuroshja 18-vjeçare postoi një foto shumë tërheqëse të vetes së saj nga seti për revistën Flaunt, Bieber nuk rezistoi dot ka komentuar.

 

 

 

Ai shkroi: “Je shumë e bukur”, tek komentet, duke i tërbuar fansat të cilët nuk reshtën së komentuari. Duke pasur parasysh se po flasim për një don zhuan që ka thyer shumë zemra, kjo dalje kaq e hapur ishte një lëvizje shumë e guximshme nga ai. Herën e fundit që e kishte bërë diçka të tillë ishte për Selena Gomez, dhe të gjithë e dimë si shkoi ajo histori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *