Deputetja e PD, Jorida Tabaku reagoi pas konferencës për shtyp të ministrit Ahmetaj I cili foli për Aktin Normativ, situatën ekonomike në vend, punësimin etj.

Tabaku tha se faktet tregojnë të kundërtën, se ekonomia është përkeqësuar, mungojnë investimet e huaja dhe borxhi është rritur.  Sipas nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë, 60 % e investimeve të huaja, me të cilat u krenua Ahmetaj, është nga TAP, investim i trashëguar nga PD.

 

“Nga janari në gusht janë mbyllur 9260 biznese ose 33 biznese në ditë. Qeveria po e rishikon buxhetin, sepse mungojnë 86 milionë dollarë, ndërsa borxhi publik është rritur ndjeshëm. Duke llogaritur edhe PPP, borxhi është  83% apo 20% më i lartë sesa kur PS mori qeverinë. Arritja e vetme e qeverisë është rekordi i saj si qeveria e vetme në Europë ku kredia për bizneset bie, por lejet e ndërtimi rriten, duke dëshmuar se ekonomia pastron e pista.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *