Subscribe

Mbajtja e maskës nuk do të jetë më një detyrim dhe muzika pas orës 23:00 do lejohet në klubet e natës. Ky është vendimi i fundit i Komitetit Teknik të Ekspertëve në lidhje me masat e reja anticovid në vend.

MIRA RAKACOLLI

KRYETARE E KOMITETIT TEKNIK TE EKSPERTEVE

“Nisur nga situata epidemiologjike, kemi vendosur heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave, por rekomandojmë fuqishëm mbajtjen e tyre në ambiente të mbyllura dhe sidomos në ato të paajrosura mirë.  Vendosëm lejimin e muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e klubeve të natës.”

Ndërkaq, duke filluar nga 1 maji në kufi nuk do të kërkohet certefikata e vaksinimit.

“MIRA RAKACOLLI

KRYETARE E KOMITETIT TEKNIK TE EKSPERTEVE

Heqjen e detyrimit për të paraqitur dokument vaksinimi për Sars Cov2, dokument të testimit negativ për infeksionin Sars Cov2 apo certifikatë shërimi nga ky infeksion për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga çdo pikë kufitare duke filluar kjo nga data 1 maj e këtij viti.”

Komiteti Teknik i Ekspertëve rekomandoi ndër të tjera edhe dozën e katert të  vaksinës për qytetarët mbi 60 vjeç, e cila aplikohet 4 muaj pas dozës së tretë.

“Bazuar në rekomandimin e Komitetit të Ekspertëve të Vaksinimit, vaksinimin me dozë të katërt të qytetarëve mbi 60 vjeç dhe atyre me sistem imunitar të kompromentuar sipas rekomandimit të mjekut të familjes.”

Pavarësisht heqjes së masave kufizuese, Komiteti kërkoi që të tregohet kujdes pasi pandemia nuk ka mbaruar. Situata e COVID në vend mbetet e stabilizuar prej thuajse 13 javësh me një trend në rënie të rasteve pozitive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *