Subscribe

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta lidhur me ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve.

Në një postim në “Twitter”, kreu i qeverisë tha se askund nuk bëhet me referendum ndryshimi i sistemit, ndërsa konfirmoi me bindje se listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me “ligj, me zakon e me karton”.

“IM thotë ndryshimi i sistemit,heqja e koalicioneve,hapja e listave bëhen vetëm me referendum!Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi s’do ndryshojë,as koalicionet s’do ndalohen,po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton. Sa për modelin lindor, modeli i koalicionit që kemi s’është as perëndimor,as jugor,as verior dhe prandaj nuk gjendet askund në lindje a në perëndirm! Modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program,jo kosh karavidhesh pa din as iman!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *