Subscribe

Komuniteti i biznesit i ka dërguar një letër të gjithë institucioneve publike si dhe trupit diplomatik në vend, ku ngre shqetësimet mbi ndryshimet e pritshme në kodin penal, lidhur me ashpërsimin e masave për abuzuesit me sigurinë ushqimore.

 

Letra u drejtohet, kryeministrit, kryetarit të kuvendit, ministrit të bujqësisë, krerëve të komisioneve parlamentare si dhe ambasadave në vend. Sipërmarrësit e fushës argumentojnë se ndryshimet e paraqitura krijojnë një klimë aspak të favorshme për të bërë biznes, pasi nuk ka një ndarje të qartë mes gabimit njerëzor si dhe atij me dashje.

 

Biznesi argumenton më tej në letër se nuk ka një qartësim mes përgjegjësisë së prodhuesve apo importuesve si dhe tregtarit. Ndërsa sugjerojnë se gabimet njerëzore fillimisht të ndëshkohen me gjobë dhe në rast përsëritje, penaliteti të jetë me ndëshkim penal.

 

Ndryshimet ligjore janë depozituar në kuvend në datën 2 Maj, por ato ende nuk kanë gjetur miratim, ndërsa biznesi shprehet i shqetësuar se propozimet e tyre nuk po merren në konsideratë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *