Subscribe

Shqyrtimi i projektligjit për bonusin e bebeve në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, është  shoqëruar me kritika të forta nga opozita.

 

Kryetarja e Komisionit:

 

“Jo të gjitha vendet japin bonus për bebet. A duhet të rritet bonusi tani që çmimet janë rritur? Fondi që do kursehet pse të mos i shkojë bebeve që do të jetojnë këtu?”

 

Zëvendës ministrja e shëndetësisë, Denada Seferi u shpreh se bonusi i bebeve për emigrantët duhet anuluar me qëllimin që të shmanget përfitimi i dyfishte.

 

DENADA SEFERI

ZV/MINISTRE E SHENDETESISE

“Në total janë akorduar rrethe 200 mijë bonuse nga viti 2019 deri në vitin 2023. Qëllimi i kësaj politike është që të mbështesë familjet që jetojnë në Shqipëri. Analiza e bërë konstaton se prindërit e fëmijëve të lindur jashtë Republikës së Shqipërisë përfitojnë pagesa apo përfitime të dyfishta. Me anë të ndryshimit ligjor do të shmanget dypërfitimi dhe do të vendosim një standard barazie.”

 

Për opozitën, projektligji jo vetëm që ka dështuar, por ndryshimet që po shqyrtohen janë qesharake.

 

PETRIT VASILI

NENKRYETAR I PARTISE SE LIRISE

“Nuk ka menduar ministria përkatëse që mbas disa viteve të njëpasnjëshme ku kriza e ligjshmërisë ka evoluar, ishte ky moment për një ndryshim minimal si ky? Është vetëm një heqje e atyre që e marrin jashtë. 43%. Është momenti për të thënë që qeveria po kursen ca lekë dhe nuk dihet ku do të shkojnë ato? Gjithashtu nuk ka një analizë të mirëfilltë. Kemi një rritje negative të lindjeve dhe një nga masat që do të duhej të merrej është stimulimi i lindjeve por praktikisht nuk kemi njerëz në vend se po ikin. ”

ALBANA VOKSHI

DEPUTETE E PD

“Kush është analiza që keni bërë për ecurinë e projektligjit që nga viti 2019? 43% kanë marrë çeqe familjet që kanë lindur fëmijën jashtë, por ata mund të kthehen, pse tu hiqet mundësia? Sipas Eurostat kanë kërkuar azil mbi 300 mijë shqiptarë në vit, mosha e atyre që kanë ikur këto 10 vitet e fundit janë deri në 40 vjeç. Ata vazhdojnë paguajnë taksa. Sa përfiton buxheti i shtetit duke u hequr atyre bonusin? ”

 

Për shkak të numrit të lartë të bebeve përfituese jashtë Shqipërisë, në muajin maj, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka hedhur për konsultim publik ndryshimin ligjor, që i përjashton emigrantët nga bonusi i cili aplikohet prej disa vitesh.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *