Fatbardh Jera, specialist futbolli dhe anëtar I komitetit ekzekutiv tha në emisionin “Kampionët” në Vizion Plus se Partizani e ka merituar plotësisht titullin, madje është një sukses që duhet ta kishte arritur edhe më heret gjatë këtyre viteve të fundit.

 

Ky trofe I fituar nga Partizani është pak I vonuar sepse ka 3-4 vite që loja dhe serioziteti që tregon ky klub, meritonte ta fitonte kampionatin edhe më herët. Vlerësimet më të mëdha I marrin trajneret dhe stafi drejtues duke nisur nga presidenti Demi shumë I përkushtuar.

 

Fatbardh Jera pohoi se të kuqtë do të hapin një erë të re tashmë me këtë sukses të arritur.

 

Me këtë trofe besoj se do ti hapë rrugë të re historisë së Partizanit aq më tepër që është klubi me shumë tifozë në vend. Këtë kampionat e kanë merituar plotësisht. Ndoshta ka qënë kampionati më I bukur sa I takon vijueshmerisë dhe pastërtisë së lojës. Do ti jepja notta më të mira stafit drejtues që rrezikoi jo pak duke provuar javë pas jave, u fut për të fituar, kishte moment që ekipi nuk përgjigjej, ama nuk u fut në pesimizëm.Cdo gjë e mirë vjen avash avash. Edhe Skenderbeu kur fitoi kampionatine e parë nuk bëri cudine në Europë por nisur nga serioziteti që kemi parë nga klubi I kuq mendoj se do të ketë ecuri shumë të mirë edhe në Europë. Është një klub shumë mirë I organizuar Partizani nga moshat deri tek ekipi I parë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *