Jennifer Lopez  njoftoi se do të dhurojë një milion dollarë drejt përpjekjeve për ndihmë në Porto Riko.

Këngëtarja e njohur 48-vjeçar u bashkua me guvernatorin e Nju Jorkut Andrew Cuomo për të njoftuar lajmin.

“Ajo që është më kryesorja në mendjen time edhe të shumë të tjerëve,  është se të gjithë po përpiqen të gjejnë një mënyrën më të mirë për të ndihmuar”, tha Jennifer. “Ishulli ynë i Puerto Rikos është goditur nga dy uraganet më shkatërruese që ne kemi parë ndonjëherë Irma dhe Maria. Sot, Porto Riko ka nevojë për ndihmën tonë. Ju bëj thirrje që të përkrahni perpjekjet dhe t’i dhuroni  zonjës së parë të Puerto Rikos, Beatriz Rosselló. Së bashku ne mund të ndihmojmë në rindërtimin e ishullit dhe Karaibeve “.

Këtë javë, Jennifer njoftoi se ajo nuk kishte dëgjuar ende nga disa anëtarë të familjes në Porto Riko, pasi goditën stuhitë.

Mendimet tona janë me ata të prekur nga shkatërrimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *