Subscribe

Ky do të jetë raporti që do të duhet të plotësoni, në rast se do të kryeni një aksident rrugor me dëme që arrijnë deri në 30 mijë lekë. Në një korrik hyjnë në fuqi risitë e ligjit për sigurimin e detyrueshëm, ku për aksidente me vlerë deri në 30 mijë lekë drejtuesit e mjeteve mund të shmangin policinë dhe të arrijnë në një dakordësi mes palëve.

 

Ky formular i cili do të përmbajë të gjitha detajet e aksidentit  është hedhur  për konsultim  dhe do të miratohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

 

Formulari tip është një praktikë që ndiqet edhe në vendet europiane. Arritja e kësaj marrëveshjeje do të jetë e zbatueshme nga kompanitë e sigurimit për të kryer dëmshpërblimin.

 

Kjo procedurë, e cila do të zbatohet për herë të parë fillimisht shmang penalitetin që do të merrnit nga policia, por jo vetëm eliminon edhe këtë hallke të procesit, pa qenë e nevojshme që inspektorët rrugorë të policisë të vijnë në vendngjarje dhe të kryejnë akt konstatimin.

 

Sipas të dhënave zyrtare nga shoqëritë e sigurimit, rreth 30-35% e dëmeve në rastet e aksidenteve rrugore janë në vlera të vogla, zakonisht deri në 30 mijë lekë të rinj.

 

Këto raste dëmesh, sipas ligjit të deritanishëm janë trajtuar nga shoqëritë e sigurimit bazuar në procedurat standarde brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës për dëmshpërblim, si edhe përmes plotësimit të një sërë dokumentash, Me ligjin e ri  dëmshpërblimi nuk do të trajtohet më për 30 ditë, si aktualisht, por për 14 ditë kalendarike nga data e paraqitjes së dokumentacionit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *