Subscribe

Emërimin e tij si Ministër Shteti për Rindërtimin, Arben Ahmetaj e mori përmes një telefonate teksa po drejtonte diskutimet për buxhetin në komisionin e ekonomisë.

Nevoja për një ministër të posaçëm shteti për rindërtimin vjen pas shkatërrimit që la pas tërmeti i 26 nëntorit. Detyra e Arben Ahmetaj do të jetë menaxhimi i fondeve  që do të përdoren për rindërtimin e zonave të prekura nga goditja sizmike.

Njoftimin e bëri kryeministri Edi Rama  përmes një postimi në rrjetet sociale.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

 

Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit

 

Dekretimi i propozimit të  kryeministrit është pranuar pa asnjë hezitim nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

 

TEDI BLUSHI

ZËDHËNËS I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

 

Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin.

 

Emërimi i Arben Ahmetaj si Ministër Shteti për Rindërtim, vjen pasi ky i fundit ishte Kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit dhe si detyrë kishte menaxhimin e gjithë ndihmave financiare. Detyrë të cilën tani do ta ushtrojë në postin e ministrit.

Pasojat shkatërrimtare të goditjes sizmike duket se kanw sheshuar, të paktën përkohësisht, përplasjet mes Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Pas më shumë se një viti, kjo është hera e parë që Kreu i Shtetit, i thotë po dekretimit të një ministri pas përplasjes se forte mes qeverise dhe kreut te shtetit ne dy raste të ndryshimeve: për zvarritjen e dekretimit të Sandër Lleshaj në postin e ministrit të Brendshëm, nëntorin e kaluar dhe refuzimit të Ilir Metës për të dekretuar Gent Cakaj në postin e Ministrit të Jashtëm.

One thought on “Ja si reagon Ben Ahmetaj kur merr vesh emërimin si Ministër për Rindërtimin

  1. edvini nuke del dote nga te hajdutet e te korruptuarit,i ka varur fiks ujkut melcite ne qafe.Ky eshte mjeshtri I pislliqeve,i binduri I edvinit,sa te vjedhim,e sa te leme per budadhenjte fate keqe qe jemi ne,populli I pa mbrojtur nga askush.

Leave a Reply

Your email address will not be published.