Një tjetër grup i strukturuar kriminal që trafikonte drogë është shkatërruar nga  policia italiane. Në pranga kanë rënë 13 persona, mes tyre italianë dhe shqiptarë, ndërkohë që pritet të ekzekutohen edhe 9 urdhra të tjera arresti.

 

Në mesin e të arrestuarve është edhe këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila.

 

Sipas mediave të huaja, 40-vjeçarja, e njohur edhe në publikun italian pas këngës së saj në San Remo, kishte si detyre të mbante llogaritë e trafikut të drogës.

 

Gjtiashtu në këtë grup VIP-ash, është i përfshirë edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”.

 

Ky i fundit ishte hetuar edhe në një operacion në vitin 2015. Bardhi është mik i ngushtë i Arben Zogut, i njohur si ultras i ekipit të Lacios. Zogu i cili njihet me emrin “Riccardino” u dënua me 20 vite burg me akuzën e përfshirjes në trafikun e drogës.

 

Gjatë hetimeve u sekuestruan gjithsej 5 kg kokainë e 125 kg kanabis.

 

Grupi përdorte disa lokale në zonën e Acilia-s ku kryenin takimet e tyre për të diskutuar për mënyrën sesi funksiononte grupi. Mediat italiane rrëfejnë së ky grup kishte baza logjistike për ruajtjen e drogës, duke përfshirë një bodrum, te vendosur në zonën e Torrevecchia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *