Ushtria izraelite deklaroi se ka arrestuar më shumë se 70 anëtarë të Hamasit në një spital në Gazën veriore. Forcat izraelite pretendojnë se ushtarët e Hamasit u vetëdorëzuan së bashku me armët e tyre.

Ndërkohë, Hamasi ka përgënjeshtruar këto deklarata duke akuzuar se forcat izraelite po pengojnë personelin mjekësor në këtë spital për t’u përkujdesur për pacientët.

Një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë deklaroi se dy nga pacientët ndërruan jetë nga mungesa e kujdesit.

Më herët, OKB raportoi se spitali ishte  rrethuar nga trupat dhe tanket izraelite për ditë të tëra,.

Që nga fillimi i luftës më 7 tetor, Izraeli ka akuzuar Hamasin për përdorimin e spitaleve për qëllime ushtarake. Qindra mijëra njerëz janë larguar nga Gaza veriore, e cila ishte fokusi i mëhershëm i luftës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *