Italia ka arritur një bilanc tragjik në luftën me koronavirusn duke numëruar 10.779 të vdekur dhe rreth 98 mijë të infektuar. Vendi po përballet me një krizë të ashpër ekonomike pas kufizimeve të shtuara për të ngadalësuar përhapjen e sëmundjes.Qeveria i kërkoi BE  te nxjerre ne treg eurobondet për të përballuar krizën.

 

Por Gjermania dhe Hollanda kanë bllokuar propozimin dhe unioni ka kërkuar 15 ditë kohë për të menduar një zgjidhje. kryeministri Xhuzepe Konte ka reaguar ashpër duke thënë se kjo është një pikë kthese për besueshmërinë e unionit i cili duhet të përgjigjet me masa të forta dhe të menjëherëshme.

 

“Kjo është një krizë shëndetësore që ka përfunduar duke shpërthyer në fushat ekonomike dhe sociale. Është një sfidë historike për gjithw Europën . Dhe vërtet shpresoj, me një frymë të fortë evropiane, që ju të dini se si të ngriheni në këtë situatë. Ne jemi duke kufizuar të drejtat kushtetuese të qytetarëve tanë dhe Europa duhet të reagojë duke shmangur gabimet tragjike.”

 

Kreu i ekzekutivit Italian ka kritikuar vendet antare se nuk e kanë marrë seriozisht krizën.

 

Ata që kundërshtojnë kërkesat italiane në Europë arsyetojnë me një mentalitet të vjetër, me një optikw të pamjaftueshme të kësaj krize, e cila është simetrike dhe e jashtëzakonshme. Nëse BE nuk i përmbahet rolit të saj në këtë situatë historike, a do të kenë qytetarët më shumë besim në të apo do ta humbasin përgjithmonë? Rreziku është i dukshëm. Instinktet nacionaliste, në Itali, por edhe në Spanjë e gjetkë, do të jenë shumë më të forta nëse Europa nuk i pwrgjigjet krizws.

 

Autoritetet italiane kanë paralajmëruar se kjo javë eshte vendimtare për të kuptruar  se si do te jete kurba e pandemise ndërkohë në të gjithë vendin vijojnë masat strikte për ndalimin e qarkullimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *