Donald Rushiti është dënuar me 12 vjet burg për vrasjen e bashkatdhetarit të tij në Itali, Shpëtim Frashërit. Ky i fundit u qëllua për vdekje në tetor të 2017 dhe ka ndërruar jetë pas shtrimit në spital.

Në kohën kur ndodhi vrasja, Frashëri kishte pasur një konflikt verbal me katër të pandehurit në lokalin “Chic”. Pas daljes nga bari, Frashëri, u ndoq nga të rinjtë dhe në mes të rrugës u qëlluan në drejtim të tij me një armë zjarri.

Pasi ka kryer krimin, i dënuari ka ardhur në Shqipëri, por u kap në Tiranë para dy vitesh. Pas ekstradimit, shqiptari mori dënimin nga Gjykata e Torinos.

Për këtë ngjarje akuzohen edhe tre persona të tjerë. Bëhet fjalë për Hashim Muratajn, Cerciz Banushin dhe Sabri Brakaj, të cilët janë ende në arrati.

Dyshohet se ekzekutimi ndodhi për kontrollin e tregut të prostitucionit në vendin fqinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *