Gjykata e Lartë ka rrëzuar sërish rekursin e Jamarbër Malltezit, për masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali  Berisha, akuzohet për veprën penale korrupsion lidhur me privatizimin e Kompleksit Partizani.

Kërkesa e Malltezit për ndryshimin e masës së sigurisë është rrëzuar më herët edhe nga Apeli i Posaçëm dhe nga GJKKO.

Malltezi u arrestua dhe u la në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” nga gjyqtarja e shkallës së parë Irena Gjoka në muajin tetor 2023./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *