Parlamenti u mblodh pasdite për te debatuar për dhunën ne familje, por ish-kryeministri Sali Berisha e shfrytëzoi foltoren për te denoncuar atë qe PD e cilëson skandali i inceneratoreve. Berisha ka dhëne një shifër tjetër për 3 inceneratoret, larg shifrës prej  350 milionë euro qe denoncoi Basha.

 

Berisha denoncoi se te 3 inceneratoret janë marre nga një kompani pas se cilës fshihen kryeministri Rama e ministri Ahmetaj, duke akuzuar për korrupsion edhe aleatin e PD, Lefter Koka.

 

Por numri 2 i PS i ka hedhur poshtë këto akuza.

 

Ish-kryeministri Berisha ka kërkuar nga Qeveria qe te shpalle gjendjen e emergjencës ne mënyrë qe banoret e dëmtuar nga përmbytjet te dëmshpërblehen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *