Subscribe

Prokuroria vendosi që të mos nisë procedimin penal për ish-kreun e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Arben Seferaj. Kallëzimi ndaj tij u bë nga Kontrolli i Lartë të Shtetit pas një auditimi, i cili doli në konkluzion se Seferaj së bashku me dy ish-drejtues të shoqërisë i kishin shkaktuar shtetit dëm prej 32 milionë eurosh. Kallëzimi në Prokurori u bë në vitin 2015, ku KLSH-ja pretendonte se janë kryer shkelje për blerjen e energjisë, blerjen e materialeve dhe me faturimet.
Sipas KLSH, te gjitha blerjet ishin bërë pa negociata për çmim më të ulët. Kjo sipas kallëzimit vjen në kundërshtim me procedurën e prokurimit, e cila bëhet me tre faza. Nga aktet rezulton se procedura e prokurimit është bërë në një fazë kjo për shkak të gjendjes së emergjencës. Një tjetër shkelje sipas auditit është dhe blerja e energjisë përgjatë periudhës janar shkurt të vitit 2014 për shkak të humbjeve në rrjet. Sipas KLSH, blerja e energjisë është bërë me çmime më të larta se ajo e bursës ku diferenca e përllogaritur është trajtuar si dëm ekonomik. Nga ana tjetër në vitin 2014 artificialisht janë ulur humbjet me fatura të dyshimta ose fatura të cilat nuk janë arkëtuar asnjëherë. Por në përfundim të të gjitha pretendimeve të KLSH, Prokuroria argumenton se mbifaturimet, por edhe të gjitha problemet me OSHEE janë hetuar më parë nga organi i akuzës. Për këtë shkruan Prokuroria nuk mund të ketë mbivendosje të hetimeve ndaj dhe hetimi penal per akuzat e shpërdorimit te detyrës, nuk mund te nise. Kjo pasi problemet me rrjetin nuk jane kompetence e administratorit te OSHEE, por kontrollohen nga mekanizmat e vete kompanisë dhe shtetit. Ndërkohë që për mbifaturimet përgjegjësia bie mbi punonjësit e terrenit nje pjese prej te cilëve kane shkuar ne gjyq ne vitin 2011.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *