Numri i viktimave nga koronavirusi në Iran do të ishte pothuajse trefish më i lartë sesa shifra zyrtare e raportuar nga qeveria iraniane.

Media prestigjioze BBC pretendon se 42 mijë njerëz me simptoma COVID-19 kanë humbur jetën deri në 20 korrik, por Ministria e Shëndetësisë ka raportuar publikisht 14.405 viktima.

Irani ishte një nga vendet më të goditura jashtë Kinës; dhe javët e fundit ajo ka pësuar një rritje të dytë të ndjeshme të numrit të rasteve.

Po ashtu, të dhënat tregojnë se Teherani kishte numrin më të madh të vdekjeve me 8.120 që ndërruan jetë, ndërsa qyteti i Qom, epiqendra fillestare e virusit në Iran, regjistronte një viktimë nga koronavirus për 1 mijë njerëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *