Subscribe

Divjaka ka tashmë tregun ushqimor, që ka bërë të mundur shitjen e produkteve të fermerëve dhe tërheqjen e eksportuesve. Zëvendëskryeministri Erion Brace vuri ne dukje lehtësitë fiskale që po zbatohen, çka ka reduktuar kostot e aktivitetit bujqësor.

 

“Divjaka gjithë suksesin e ka tek këta djemtë  e rinj, të cilët nuk kanë ikur, që kanë ndenjur, që punojnë me tokën dhe që duan mbështetje për atë pjesë që na takon ne si qeveri. Deri tani kanë marrë atë që kemi dhënë ne nga inputet bujqësore. Heqja e TVSh për makineri dhe  pajisje e ka dhënë efektin. Një pjesë që kanë marrë fitime i  kanë bërë makineri bujqësore. Nuk i kanë as në llogari, i kanë bërë investime. Një pjesë tjetër po i bën sera. Ato lekë që kanë fituar po i bëjnë sera. E natyrisht po shtohet prodhimi, rritet dhe djemtë e rinj këtu nuk largohen prej këtej.”

 

Në fshatin Kamenicë të Divjakës tashmë ka përfunduar edhe projekti i kanaleve vaditës me sistemin e ri që do të përmirësojë 5100 hektarë tokë, që kanë pasur mungesë të ujit të ëmbël.

 

“Uji do vijë këtu e do shkojë  ku të shikon syri, ku janë vetëm toka të kripura në Adriatik. Natyrisht, gjithë banorët e zonës do t’i japin fund historisë së vaditjes me pompa”

 

Investimi tjetër i përket rrugës së fshatit Babunjë që e lidh atë më shpejt me Fierin, një mundësi për fermerët që të nxjerrin më shpejt në treg produktet bujqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *