Bashkisë së Tiranës investimet e saj i ka shtrirë në nivel kapilar, duke prekur çdo rrugicë të kryeqytet.

 

Punëtorët e Drejtorisë së Mirëmbajtjes së rrugëve, tashmë po punojnë për përmirësimin e rrugëve të lagjeve. Përmes disa fotove Bashkia tregon se së fundmi po investohet në rrugën “Bektash Berberi” në Sauk, duke iu mundësuar banorëve të zonës kushte sa të mira.

 

Falë investimit të bashkisë, banorëve të kësaj lagje nuk do të lëvizin më mes pluhurit dhe baltës, pasi rruga është asfaltuar plotësisht.

 

Sakaq, punëtorët e qytetit po vijojnë punën edhe në lagje të tjera të Tiranës, për mirëmbajtjen e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e rrugëve të kryeqytetit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *