Champion League dhuroi emocione dhe spektakël në mbrëmjen e parë të dueleve të treta në grupe. 7 nga 8 sfidat në program u transmetuan në Tring, por vëmendja ishte e përqendruar tek supersfida e San Siros Inter-Barcelona.

 

Zikaltrit fituan 1 me 0 dhe e bënë edhe më shumë interesant luftën për vendin e dytë në grupin C.

 

Dueli në  Milano ishte i fortë dhe me polemika, sidomos për disa vendime të kontestuara nga katalanasit.

 

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga turku Calhanoglu nga distanca, një gol që e ndezi më pas shumë pjesën e dytë.

 

Spanjollet u përpoqën shumë, madje shënuan në minutën e 67 me anë të Pedrit, por ndërhyrja e sistemit Var anuloi golin, pasi gjatë aksionit kishte pasur një prekje me dorë nga katalanasit. Në fund një  tjetër episod, që shpërtheu polemikat.

 

Një prekje me dorë e Dumfris në zonën e Interit, nuk u vlerësua si penallti nga sistemi Var, dhe përtej një shtylle për miqtë, rezultati nuk ndryshoi më. Inter ngjitet ne 6 pikë, 3 më shumë sesa Barça,ndërsa vendi i parë është pronë absolute e Bajernit, që shkatërroi 5 me 0 cekët e Viktoria Plzen dhe kryeson me pikë të plota. Dy gola të Sane, pastaj Gnabri, Mane dhe Cupo Moting i dhanë suksesin e lehtë bavarezëve.

 

Në grupin A, ra në sy fitorja spektakolare e Napolit 6 me 1 në Johan Krojf Arena kundër Ajaksit, duke udhëhequr me 9 pikë pas 3 ndeshjeve të luajtura.

 

Show i vërtetë i italianëve, të cilët përmbysën shumë shpejt avantazhin vendas dhe realizuan një gol, ende falë dygolëshit të Raspadorit dhe realizimeve të tjera të D Lorencos, Zielinskit, Simeones dhe Kvaratshkelias.

 

Ndërkohë, Liverpul u ngjit në vendin e dytë në grup pasi mundi në Derbin Britanik Rangers, me rezultatin 2 me 0 falë golave të shënuar nga Arnold dhe Salah.

 

Në grupin B, Club Brugge nuk është më një surprizë, pasi mori fitoren e tretë, pasi nënshtroi edhe Atletikon e Madridit 2 me 0 në fushën e vet.

 

Ndërsa vendi i dytë është më i hapur se kurrë, pasi Porto mposhti Bajer Leverksen 2 me 0 duke qenë tani 3 skuadra me nga 3 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *