Kryefjala afatgjatë për periudhën në vijim do të jetë puna për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Një nga sektorët që pritet të përballet me sfida serioze në këtë proces është edhe industria bankare.
Banka Qendrore së bashku me partner vendas dhe të huaj, në një konferencë evidentoi avantazhet dhe disavantazhet si dhe masat që duhen marrë.
“Procesi i integrimit ofron sfida dhe oportunitete po aq serioze për sektorin tonë bankar. Lëvizja e lirë e kapitalit nënkupton dhe një ekspozim të plotë ndaj konkurrencës midis këtij sektori dhe atij evropian. Industria jonë bankare duhet të ndërgjegjësohet për pasojat që kjo konkurrencë do të ketë në modelin e biznesit dhe marzhet e fitimit, duke marrë në kohë masat për përballimin e saj”, tha guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.
Sipas kreut të sistemit bankar Bledar Shella, veprimtaria bankare po i nënshtrohet ndryshime rregullative sipas standardeve europiane.
“Sapo mbyllëm Open Banking, tani presim të jemi pjesë e Sepa, po zbatojmë masa të rrepta për sigurinë kibernetike, industria është në një moment shumë të mirë duke dhënë vetëm si 9 mujorë 281 miliard lekë apo 30 % më shumë se një vit më parë. Standardet e reja duhen kuptuar mirë, kanë nevojë për edukim të stafeve, por edhe edukim për publikun”, tha Shella.
Kryenegociatorja Majlida Dhuka kishte dy mesazhe për sistemin bankar
“Teksa afrohemi në tregun e përbashkët evropian është shumë e rëndësishme të ruajmë stabilitetin ekonomik, pavarësisht krizave si dhe të konsolidojmë sovranitetin ekonomik. Hyrja në tregun evropian duhet t’i shërbejë ekonomisë dhe jo të shërbejë si një presin i madh për ekonominë”, tha Dhuka
Kjo konferencë kishte në fokus evidentimin e rolit të sistemit bankar në procesin e integrimit, proces që sipas kryeministrit mund të finalizohet me anëtarësimin e plotë në 20230./vizionplus.tv





