Subscribe

 

Informaliteti është një rrezik kombëtar për ekonominë me një përhapje të gjerë në vend. Këtë deklaratë e bëri guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko, i cili u kërkoi bankave të nivelit të dytë që të jenë më të kujdesshme, në luftën ndaj këtij fenomeni, i cili ndikon në kreditimin e ekonomisë.

 

Dua të ndalem edhe tek kontributi i sektorit bankar në luftën kundër informalitetit, një fenomen ky mjaft i dëmshëm, fatkeqësisht me një shtrirje ende të gjerë në ekonominë shqiptare, aq sa mund të konsiderohet një rrezik serioz për stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit. Edhe në këtë drejtim, roli i sistemit bankar është tejet i rëndësishëm.

 

“Përdorimi i të dhënave të certifikuara nga autoritetet, si përsa i takon bilanceve të kompanive, ashtu edhe aktorëve të tjerë ekonomikë, është kthyer në një domosdoshmëri.”

 

Mbi të gjitha, ato janë masa prudenciale, të cilat rrisin nivelin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë, veçanërisht në fushën e kredidhënies. Reforma ndaj informalitetit është ndër më prioritaret për autoritetet shqiptare dhe sektori bankar, – me rrjetin e tij, ekspertizën dhe njohuritë që shumë prej jush i mbartin me vete nga vendet e origjinës të grupit bankar të cilit i përkasin, – duhet të ofrojë ndihmesën e tij në këtë qëllim të përbashkët.

 

Kjo deklaratë e guvernatorin vjen në një moment kur qeveria ka nisur për të tretën herë një aksion të gjerë për të luftuar evazionin dhe informalitetin. Por për sistemin bankar, mazhoranca e dalë nga këto zgjedhje parlamentare duhet të fokusohet edhe në disa fusha që kanë nevojë për përmirësim.

 

“Sistemi bankar ka mbështetur reforma të rëndësishme si në energji, në drejtësi, arsim etj. Por ne duam të shohim më shumë punë konkrete në drejtim të regjistrimit të pronave, luftë kundër korrupsionit, formalizim të ekonomisë, pasi ofrojnë më shumë qëndrueshmëri ekonomike dhe ndikojnë në zhvillimin e biznesit.”

 

Këto deklarata u bënë gjatë një aktiviteti mbi ndikimin e sistemit bankar në rritjen ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *