Ish-presidenti i Republikës Ilir Meta ka nisur sot betejën politike si udhëheqësi i Partisë së Lirisë.
Para gazetarëve Meta ka shpjeguar se fokusi i forcës së ringritur mbi themelet e LSI do të jetë beteja kundër korrupsionit.
ILIR META
ISH-PRESIDENT I REPUBLIKES
“Armiku kryesor i lirisë është korrupsioni, dhe është korrupsioni që ka rënduar situatën në mënyrën më dramatike. Është viti i 10 i qeverisjes dhe nuk u ngop duke vjedhur.”
Meta ka shpjeguar se Partia e Lirisë do të jetë gjithëpërfshirëse, duke i lënë mënjanë ndarjet tradicionale e majtë apo e djathtë.
“Liria është e majtë apo e djathtë, Kushtetuta është e majtë apo e djathtë, jemi gjithëpërfshirës. Kam një pyetje sot, ps a është e majtë? Të mos japësh asgjë për qytetaret a je i majtë. Partia e lirisë është një parti patriotike, jo nacionaliste, por patriotike.”
24 orë pasi mori drejtimin e Partisë së Lirisë, Meta është shfaqur i qetë edhe pse asnjë prej përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar nuk e ka uruar.
“Nuk kam asnje shqetesim nese ka apo ka reagim nga nderkombetaret, I vetmi shqetesim eshte kur mbeshtetesit e reformes ne drejtesi nuk reagojne per keto afera. Nuk pres vote nga nderkombetaret une.”
Ne raport me aleancat Meta eshte treguar I qarte se do te bashkepunoje me kreun e PD, Sali berisha, duke perseritur akuzat ndaj Lulzim Bashes. Sipas Metes, bashkepunimi mes kryeministrit Rama dhe Bashes ka nisur prej vitit 2014 per reformen territorial
Ish-presidenti Meta premtoi se beteja ndaj qeverise Rama do te vazhdoje dhe ajo do te rrezohet ose me zgjedhje ose me protesta.






Met trimi po thua jam ketu per te luftuar korrupsjonin
Kurrupsjonin e kujt?
Te Rames apo Sales?
Se vet ti po thuaj je I zhytyr majtas dhe djathtas.
Ti vet a je I korruptuar? Apo I ndieri Dritan Prifti ja futi kot?
Pronat qe ke jasht Shqiperis jan me djers apo me gjak Shqipetari?
A esht e vertet qe ti seshpejti do behesh non grada?
Populli Shqipetar nuk ka nevoj per Gangstera po bejm 30 vjet qe po I shofim neper rruget e Shqiperis.
Un po te isha ne rolin tend do isha larguar nga politika
Se thon kot ka ardhur koha te lash gjynarat
Njeriu me kriminel ordiner qe je ti ne Shqiperi nuk do ket
Vret naten dhe qan diten.