Subscribe

Ilir Meta vijon serish “luften me dekrete” me mazhorancen. Kete te shtune kreu i shtetit ka dekreturar tre ligje, por ka kthyer nje per rishqyirtim. Behet fjale per ndryshimet ne ligjin per “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”.

Ne argumentimin e tij, Meta edhe pse nenvizion se ky ligj nuk është konsultuar me ministritë e tjera që lidhen me përmbajtjen dhe efektet e aktit, apo me grupet e interesit, kundershtimin me te madh e ka me nenin 8, i cili sipas tij është jo i plotë dhe i paqartë në formulim.

 

Ilir Meta

 

Sipas kësaj dispozite në procesin e rishikimit të projektit, nuk parashikohet dhënia e pëlqimit apo konsultimi me pronarët e trojeve mbi të cilin realizohet vepra. Për këtë shkak, zbatimi i këtij neni sipas formulimit aktual, mund të sjellë aplikim të gabuar në praktikë apo keqinterpretim me pasojë cenimin e parimit kushtetues të sigurisë juridike dhe të interesit publik. Aplikimi i pikës 2, të nenit 8 të ligjit nr. 42/2019, mund të sjellë konflikt të vazhdueshëm midis sipërmarrësve apo investitorëve me pronarët e pasurive pronë private, mbi të cilat realizohet ndërtimi/vepra.  Ndryshimi i projektit gjatë zbatimit të tij sjell ndryshim të veprës që po ndërtohet, është e nevojshme që ligjbërësi në këto ndryshime ligjore, duhet të mbajë parasysh edhe rregullimin e procedurës së rishikimit të lejes së ndërtimit dhe projektit, me qëllim që ky proces të shoqërohet me pjesëmarrjen dhe shprehjen e vullnetit edhe të pronarit të pasurive pronë private, mbi të cilin ndërtohet vepra.

 

Ne fund te argumentit te tij, Presidenti Meta vlereson se neni 8 i ketij ligji duhet të rishikohet edhe njëherë nga Kuvendi me qëllim përmirësimin, plotësimin dhe qartësimin tërësor të dispozitës ligjore, në mënyrë që aplikimi i saj jo vetëm të sigurojë një bazë ligjore të shëndoshë për organet publike, por të garantojë që të drejtat e pronësisë të shtetasve apo çdo e drejtë tjetër reale e lidhur me të, të mbrohet dhe të mos cenohet nga zbatimi në praktikë i këtij ndryshimi ligjor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *