Subscribe

Këtë të premte, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka regjistruar 10 partitë e para garuese në zgjedhjet e 25 prillit të 2021. Mes tyre bie në sy se janë PDIU, Balli Kombëtar dhe Bindja Demokratike. PDIU-ja ende nuk ka një marrëveshje me PD-në për të hyrë në zgjedhje me lista të përbashkëta, por sot ka zgjedhur të regjistrohet më vete. Kreu i PD-së, Lulzim Basha pritet të takohet këtë të shtunë me Idrizin. Mbetet për t’u parë nëse pas takimit do të njoftohet arritja e marrëveshjes apo jo.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi sqaroi se sipas tij, të gjitha partitë e tjera e kanë dashur PDIU-në dhe votat e saj, por e donin pa cështjen çame.

Shpëtim Idrizi: Të gjithë e kanë dashur PDIU-në. I kanë dashur votat e Partisë për Drejtësi dhe Unitet, por nuk e kanë dashur çështjen çame, pra donin gjithmonë pa Çamërinë.

Alban Dudushi: Kur thua të gjithë, ke parasysh majtas dhe djathtas?

Shpëtim Idrizi: Padyshim, e cila sigurisht dhe fatkeqësisht ngelet një ‘patate e nxehtë’ për politikën shqiptare. Unë nuk e kuptoj dot këtë gjë, sepse jo vetëm që është një çështje e cila e ka të gjithë forcën, drejtësinë, argumentin brenda, por do ishte edhe një çështje e cila do t’i bënte mirë politikës shqiptare, çdo njeriu që ulet sidomos në institucionet e shtetit shqiptar, sepse me thënë të drejtën do të ishte një zonë tampon për të gjithë pretendimet e Greqisë, të cilat nuk mbarojnë, as me varrezat, as me 12 miljet, as me ligjin për minoritetet, as me censusin e ardhshëm dhe mund të vazhdojë pafund…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *