Subscribe

Policia e Korçës jep detaje për identitetin e dy drejtuesve të mjeteve, njëri prej të cilëve me pasojë tragjike, reth aksidentit automobikistik  të ndodhur mesditën e së enjtes në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

 

Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur shtetasi grek Anestis Lambropulos, 66 vjeç, që udhëtonte me një mjet taksi tip ‘Benz’.

 

Policia sqaroi se aksidenti ndodhi në orën 12.30, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Petrushë. Te kthesa në afërsi të këtij fshati janë përplasur mjeti tip “Benz” (me targa greke),  me një mjet tip kamion, me drejtues shtetasin F.M, 47 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.

 

Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit, tip “Benz” nga përplasja kokë më kokë me kamionin.

 

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit por ende nuk ka një version zyrtar mbi shkakun e aksidentit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *