Një 50-vjeçar i ka dhënë fund jetës pasditen e kësaj të hëne në rrugën “Demokracia”, në Vorë.

Viktima, i identifikuar me iniciale T. K. është gjetur i vetëvarur në një pallat të braktisur në këtë zonë.

Mësohet se 50-vjeçari ishte larguar prej tre ditësh nga banesa e tij.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, raporton Vizion Plus.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *