Ministria e Shëndetësisë sqaroi se në spitalin Infektiv ka humbur jetën edhe një 27-vjeçar nga Kavaja.

Ndonëse në fillim në media u raportua si viktimë nga koronavirusi, ministria shpjegoi se i riu ishte asimptomatik.

Referuar njoftimit, ai ka ndërruar jetë sepse vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut.

Po këtë të premte, u raportua edhe për një viktimë tjetër në Infektiv, një 43-vjeçare nga Kruja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *