Një i ri shqiptar mbeti viktimë e një sherri me thika në Sheffield të Britanisë së Madhe.
Mediat britanike shkruajnë se viktima është 22-vjeçari shqiptar, Armend Xhika.
Gjatë sherrit u plagos edhe një 20-vjeçar, ndërsa policia ka prangosur pesë persona.
Autoritetet akoma po punojnë për të zbuluar çfarë u bë shkak për ngjarjen e rëndë.






