Franko Caushaj, 22 vjeç, mbeti i vdekur në një aksident rrugor në Itali. Përplasja tragjike ndodhi në orët e natës në Zorlesco, teksa i riu po dilte nga një lokal.

Makina me të cilën ai udhëtonte u ngjit në trotuar dhe u përplas me një pemë. Franko Caushaj mori plagë të rënda dhe u drejtua menjëherë në spital.

Policia dhe ambulanca u lajmëruan nga banorët e zonës, që dëgjuan zhurmën e frikshme të aksidentit. 22-vjeçari kishte pësuar trauma të rënda në kokë dhe gjoks.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *