Fituesi i kampionatit botëror të magjisë për vitin 2018, është I riu kinez Eric Chien .

 

Kampionati është zhvilluar në qytetin Busan të Koresë së Jugut, ku djali i ri  arriti të fitojë zemrat e jurisë, me truke që i afrohen gjithnjë e më shumë të pashpjegueshmes.

 

Objektet shfaqen nga asgjëja, gjithashtu ngjyra e letrave dhe e jelekut ndryshojnë papritur falë magjisë së një shiriti të bardhë. Pikërisht me këtë performancë, Chien i ka bindur gjyqtarët e Federatës për t’i dhënë çmimin “Grand Prix”.

 

“Edhe pse kjo fitore është një arritje e madhe, shpresoj që të jetë vetëm fillimi për mua. Mezi pres t’iu shfaq numrat që kam në mendje”- ka thënë ai.

 

Eventi më i madh i magjisë në botë zhvillohet çdo 3 vite, për t’u lënë mjaftueshëm kohë prestigjiatorëve për të punuar dhe përmirësuar teknikat e tyre, e për të krijuar gjithashtu forma të reja iluzionesh.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *