E hënë, 19 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“I hipa mbi shpinë, e godita dhe i thashë të lëshonte armën”, heroi i plazhit Bondi përshkruan se si çarmatosi një nga terroristët

Ahmed al-Ahmed, përshkroi momentet që ndodhën në plazhin Bondi të Sidneit, kur nuk hezitoi të vinte jetën e tij në rrezik për të shpëtuar njerëz të pafajshëm nga sulmi terrorist i një babai me të birin që la 15 të vdekur.

Duke folur për CBS, ai pohoi se kur nxitoi te njëri prej dy terroristëve për ta çarmatosur më 14 dhjetor, “nuk u shqetësua për asgjë përveç jetëve që mund të shpëtonte”.

Reklamë

“Qëllimi im ishte vetëm t’i merrja armën dhe ta ndaloja të vriste njerëz të pafajshëm. E di që kam shpëtuar shumë, por më vjen keq për ata që humbën jetën.”

Duke folur konkretisht për skenat e regjistruara nga dëshmitarët okularë që e panë të sulmonte njërin nga dy personat e armatosur, al-Ahmed tha: “U hodha mbi shpinën e tij, e godita. E mbajta me dorën time të djathtë dhe fillova ta paralajmëroja, lëshoje armën, ndalo atë që po bën, dhe gjithçka ndodhi shumë shpejt.”

“Dhe pastaj ndjeva diçka, një forcë në trupin tim, në trurin tim… Nuk doja të shikoja njerëz duke u vrarë para meje”, shtoi ai për CBS.

“Çdo gjë në zemrën time, në trurin tim, gjithçka, funksionoi për të qenë në gjendje të shpëtoja jetët e njerëzve”, përfundoi ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë