E hënë, 19 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 8 minuta më parë
Bota

Pamja e pazakontë nga Parisi bëhet virale, çifti shijon pijen në kafene, ndërsa rrugët janë në flakë pranë tyre (VIDEO)

Një video me pamje surreale po qarkullon orët e fundit në internet, duke treguar dy realitete krejt të ndryshme që bashkëjetojnë në Paris.

VIDEO- Çifti në Paris në kafe

Reklamë

Në pamje shihet një çift që, mbrëmjen e së shtunës, është ulur në një kafene pranë Harkut të Triumfit, duke shijuar i qetë pijen e tij.

Ndërkohë, vetëm pak metra larg tyre, jashtë lokalit, rrugët janë përfshirë nga trazirat dhe përplasjet mes protestuesve, gjatë episodeve të rënda të dhunës që shpërthyen në kryeqytetin francez dhe në qytete të tjera të vendit.

Pamjet kanë tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale për kontrastin e fortë mes qetësisë së çiftit në kafene dhe situatës së tensionuar në rrugët e Parisit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.