I dërguari i Shteteve të Bashkuara, Zalmay Khalilzad ka mbërritur në Kabul, ku do të zhvillojë bisedime me liderët afganë.

 

Ky është udhëtimi i parë i Khalilzad në Afganistan, që prej se presidenti amerikan, Donald Trump ndërpreu bisedimet me talibanët, që kishin për qëllim dhënies fund luftës, e cila është më e gjata në histori të Amerikës.

 

Vizita e sotme e Khalilzad vjen pas një serie të takimeve, që kishin për qëllim rinisjen e përpjekjeve për arritjen e paqes, përfshirë këtu edhe takime me talibanët më herët gjatë këtij muaji në Pakitan.

 

I dërguari i SHBA-së pritet të takohet me presidentin afgan Ashraf Ghani dhe Shefin Ekzekutiv afgan dhe t’i informojë për takimet e fundit.

 

Në një komunikatë të përbashkët, të lëshuar më 22 tetor, SHBA-ja, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe pesë shtete të tjera evropiane, rikonfirmuan përkushtimin e tyre për “arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme të paqes” në Afganistan.

 

Khalilzad dhe përfaqësuesit e talibanëve zhvilluan negociata për pothuajse një vit për marrëveshjen e paqes, që do të mundësonte tërheqjen e trupave të SHBA-së nga Afganistani, në këmbim të garancive të sigurisë./Rel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *