Një grua që përndiqte këngëtarin Harry Styles është arrestuar dhe është ndaluar ta marrë pjesë në koncertet ku performon ai. Ky vendim është marrë pasi Myra Carvalho e
kishte ndjekur këngëtarin duke i dërguar atij 8000 letra në më pak se një muaj.

Ajo u dënua me 14 javë burgim pasi u deklarua fajtore të martën për një akuzë për ndjekje që përfshinte alarm apo shqetësim serioz, tha një zyrtar i gjykatës.

Obsesioni i Carvalhos shkaktoi një urdhër ndalimi 10-vjeçar, duke e ndaluar atë të marrë pjesë në çdo event ku Styles performon. Për më tepër, asaj iu ndalua hyrja në një zonë të caktuar në veriperëndim të Londrës dhe u urdhërua të paguante një gjobë prej 134 £ për viktimën. Nga 8,000 letrat e dërguara, disa ishin kërkesë për martesë nga 35-vjeçarja breziliane.

Kjo nuk është hera e parë që Styles përballet me përndjekje. Në vitin 2019, një burrë i pastrehë i quajtur Pablo Tarazaga-Orero u shpall fajtor për ndjekje pasi kaloi muaj të tëra në kamp jashtë shtëpisë së yllit të popit. Styles u takua me Tarazaga-Orero dhe i ofroi para për strehim, por situata u përshkallëzua kur Tarazaga-Orero filloi të shfaqej rregullisht në pijetoren lokale të Styles.

Takimet e bënë Harry Stylestë ndihej i pasigurt në shtëpinë e tij, duke e shtyrë atë të përdorte masa sigurie. Në gjykatë, Styles shprehu se si takimet e përsëritura ndryshuan perceptimin e tij për individët, duke theksuar ndikimin e ndjekjes së vazhdueshme në jetën e tij të përditshme./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *