Mosdekretimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i ka rritur në maksimum tensionet mes qeverisë dhe presidencës.

 

Perplasja mes Metës dhe Ramës vijoi edhe këtë të premte në rrjetet sociale.

 

Ndërsa në shenjestrën e akuzave të kreut të shtetit, por edhe të opozitës është vënë tashmë edhe drejtoria e informacionit të klasifikuar.

 

Për të folur më gjërë për këtë përplasje institucionesh në edicionin qendror të lajmeve ka qenë nënkryetarja e parlamentit Vasilika Hysi.

 

Në fjalën e saj Hysi ka theksuar se kjo përplasje institucionale ishte e panevojshme dhe në dëm të shqiptarëve.

 

Absolutisht nuk është e shëndetshme që në këtë 6 mujor kur ne jemi në prag të pritjes së hapjes së negociatave të lindin këto probleme të tilla dhe këto konfikte të tilla politike që do të thosha që nuk janë aspak të dobishme as për Shqipërinë dhe as për shqiptarët.”

 

Më poshtë intervista e plotë e Hysit të dhënë për edicionin qendror në Vizion Plus;

 

Ilir Meta bëri këtë të premte ndoshta deklaratën më të ashpër që një president ka adresuar ndonjë herë për qeverinë duke thën se ishte kërcënuar nga kryeministri, përse ky reagim i kreut të shtetit ?

Tani po e dëgjoj për këtë deklaratë unë jam një dijeni të një letre që presidenti i Republikës ka adresuar për mosdekretimin e ministrit Cakaj, dhe doja të theksoja se në cilësinë dhe në kopetencat që jep kushtetuta në atë letër unë nuk kam gjetur asnjë argument kushtetues dhe ligjor dhe nuk e di se pse presidentipërdor termin se ndihet i kërcënuar. Marrëdhëniet mes qeverisë, kryeministrit, parlamentit dhe presidentit janë marrëdhënie të rregulluara në kushtetutë, c’ka do të thotë që presidenti i Republikës emëron dhe shkarkon ministrant. Për të qenë ministër duhet të plotësosh disa kritere. Kushtetuta e ka shumë të qartë të përcaktuar se kur presidenti nuk dekreton dhe është një rast kur presidenti nuk dekreton një ligj të miratuar nga kuvendi. Përsëri është kuvendi që e pranon apo kundërshton dekretin dhe nuk i jep të drejtë presidentit të luajë me dekretin apo mosdekretimin. Në rastin e ministrave nuk ka ndonjë kopetencë ku të thuhet se presidenti lëshon dekret dhe mosdekretim, pra emërimin e një ministri e bën presidenti bazuar në propozimin e kryeministrit. Në këtë logjikë mund të ndodhë që në një të ardhme qoftë Meta apo një president tjetër i radhës të thotë se mua nuk më pëlqen propozimi për të qenë X ose Y kryeministër çfarë do të ndodhte, pra kjo lloj loje tashmë që nuk është kushtetuese por që po kthehet në një lojë politike është e rrezikshme. Gjithashtu doja të theksoja që Kuvendi e ka në kopetencën e tij që të vlerësojë një dekret të presidentit, brenda 10 ditëve kushtetuta thotë se vlerësohet dekreti dhe nëse kriteret e zgjedhjes së një ministri apo të një drejtuesi të lartë kushtetues, kryeministrit apo të vetë presidentit nuk janë të sakta apo të drejta, është Gjykata kushtetuese që ka të drejtë që të vlerësojë kriteret.

 

Këtë të premte në fakt presidentit i skadon afati për shkarkimin e ministrit Ditmir Bushati, a kemi të bëjmë me shkelje të kushtetutës dhe çfarë pritet të ndodhë në vijim ?

Emërimi dhe shkarkimi është i rregulluar me ligj dhe është kopetencë e presidentit, që kushtetuta i ka të përcaktuara qartë. Në rastin konkret presidenti mund të drejtojë një letër një kërkesë dhe mund të kërkojë ose të japë mendimet e tij, por dekreti i pëlqen ose jo kandidatura duhet ta lëshojë. Doja të sillja në vëmendjen tuaj edhe presidentin Nishani apo Moisiun të cilët kanë pasur raste që kanë pasur emra ministra apo drejtues që ato nuk i kanë preferuar i kanë dekretuar dhe ndërkohë që kanë shprehur mendimin në një letër ku kanë dhënë parasysh kuvendit të Shqipërisë për ti dhënë disa objeksione të veta bashkë me dekretin dhe të na e linte ne deputetëve ta pranojmë apo rrëzojmë dekreti, për ta rrëzuar apo pranojmë një dekret, për të gjykuar dhe për ta shprehur me votë qëndrim tonë, por kurrsesi nuk mund ti thotë kryeministrit se ky kandidat nuk më pëlqen. Përgjegjësia e është e kryeministrit dhe  kabineti qeveritar janë zgjedhje e tij, politikën e jashtme nuk e bën thjesht një ministër i emëruar, por orientimin për politikën e Jashtme të Shqipërisë e bën këshilli i ministrave. Programin e kemi miratuar ne, qëndrimin që do të mbajë Shqipëria në Ballkan apo më gjërë nuk i takon një individi qoftë dhe vetë kryeministrit. Pasi ka disa institucione të cilat përcaktojnë politikat dhe qëndrimet që mban shteti shqiptar në raport me fqinjët apo me vendet e tjera.

 

A do ti qëndrojë mazhoranca kandidaturës së Gent Cakajt për ministër të Jashtëm apo të ketë një propozim të ri ?

Unë nuk mund të flas sot, sepse grupi parlamentar nuk është mbledhur ende, por besoj se shumë shpejt grupi parlamentar do të mblidhet dhe do të ketë një qëndrim. Absolutisht nuk është e shëndetshme që në këtë 6 mujor kur ne jemi në prag të pritjes së hapjes së negociatave të lindin këto probleme të tilla dhe këto konfikte të tilla politike që do të thosha që nuk janë aspak të dobishme as për Shqipërinë dhe as për shqiptarët, ka shumë problem të tjera që kërkohet investim më i mirë i politikës dhe i krerëve të shtetit dhe i partive politike.

 

Presidenti kërkoi një komision hetimor për Drejtorine e sigurimit te nformacionit te klasifikuar, kerkese qe u mbeshtet edhe nga opozita cili do te jete qendrimi i mazhorances?

Nga mediat i kamë ndjekur dhe kanë qenë në rezonancë të plotë qoftë lideri i PD Basha edhe presidenti i Republikës kërkesa për ngritjetën e një komisioni hetimor nuk varet nga presidenti, pasi është kërkesa është e ¼ së deputetëve, pasi nëse kërkesa bëhet nga 35 deputetë është një kërkesë që shqyrtohet dhe nëse plotëson kriteret në bazë të ligjit për komisionet hetimore, parlamentare dhe kushtetuese ka një objekt të qartë sipas kërkesave të ligjit, komisionihetimor ngrihet. Më bëri përshtypje që kërkesat e opozitës që ishin në sinkron me letrën e presidentit ishin  duke analizuar disa institucionesh që janë shumë të rëndësishme. Nuk do të doja që ky shqetësim që unë po shpreh të dali por këto janë institucione që janë shumë active në procesin e vettingut. Shish-i, DSIK dhe një sërë institucionesh të tjera janë institucione që sot janë të përfshira 100 % do të thosha në përgatitjen e materialeve dhe të institucioneve për organet e vettingut. Mos harroni se ne nuk kemi gjykatë Kushtetuese, dhe presidenti dhe ku kryetari i Kuvendit kanë ushtruar të drejtat e tyra brenda afateve kanë çuar listën e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për këto kandidatë për të cilët ka një punë voluminoze sepse nuk është thjesht përgatitja e dosjes për pasurinë por është integriteti dhe ana profesionale dhe këto institucione për momentin kanë shumë punë për të bërë, sepse mesa di unë ka një numër të konsiderueshëm kandidatësh, janë mbi 50 kandidatë që kandidojnë për në gjykatën Kushtetuese. Në këtë moment kur atop o punojnë për të bërë vlerësimin e dosjeve të kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe shumë shpejt për anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe SPAK sepse po të shikoni janë disa institucione që po funksionojnë tani në kuadër të reformës në drejtësi. Drejtimi I vëmendjes së parlamentit te komisioni hetimor parlamentar dhe spostimi I vëmendjes nga ato detyra që ne i kemi parësore në hapjen e negociatave do të thosha se është një lojë jo e dobishme dhe nuk shkon aspak në interes as të shqiptarëve as të rajonit dhe as detyrave që ne kemi si njerëz të përfshirë në politikë.

 

Drejtoria e sigurimit te informacionit te klasifikuar duke iu pergjigjur kreut te shtetit sqaroi se kishte respektuar afatet. u mund te realizohet verifikimi brenda 24 oresh?

Këtë nuk mund ta tyhem sepse nuk jam pjesë e DSIK, nuk e di se çfarë informacioni ka ajo për këdo nga ne që jemi pjesë aktive dhe persona publikë, zoti Cakaj ka qenë dhe është zv-ministër në ministrinë ndoshta gjithë informacionet i kanë për këtë për mua apo për këdo tjetër, ideja në lidhje me atë që nuk ka certifikatë sigurie duhet parë nëse hyn personi në listën e atyre që duhet të ketë një certifikatë sigurie. Në kuvendin e shqipërisë ne Jemi 140 deputetë dhe jot ë gjithë e kanë këtë certifikatë, ajo është e detyruar për kryetarin e kuvendit nëse është pjesë e këshillit për sigurinë kombëtare dhe për komisionin e sigurisë kombëtare për të gjithë deputetët që janë anëtarë aty, pasi ato marrin informacione të sigurisë të klasifikuara dhe askush tjetër nuk mund të ketë informacion nëse prsh. Dikush do të dojë të ketë akses dhe nuk ka certifikatë nuk mund të ketë akses në këtë kuadër duhet parë dhe personalisht nuk mund të flas, por dua të theksoj se kjo përplasje institucionale nuk është aspak e dobishme dhe nuk ishte e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *