Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 June 2026
Vizion fokus

36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me...

PD: Ndërhyni në treg për euron! Deputetët e opozitës...

E djathta në Kolumbi fiton zgjedhjet, Abelardo de la...

Sherr mes çiftit, burri godet me thikë gruan në...

Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysse, puthje dhe...

Aksident në Berat, 35-vjeçari përplas në vijat e bardha...

“Kërkoj dorëheqjen e Edi Ramës”, Berisha: Vendi i çdo...

Evropa në valën e të nxehtit: Temperaturat arrijnë deri...

Kryeministri i Britanisë Keir Starmer jep dorëheqjen

Rusia godet një anije mallrash në Detin e Zi,...

Humbja e Shkodrës/ Dorëhiqet Zv.Kryetari i “Rithemelimit” Arben Lushaj: Modeli ynë me njollë, dështoi se nuk ishte në lartësinë e qytetit

27 Maj 09:55

Rezultati shumë i dobët në 14 Maj që kulmoi edhe me humbjen e Bashkisë pas 3 dekadave, e ka detyruar Zv.Kryetarin e “Rithemelimit” në Shkodër, Arben Lushaj që të japë dorëheqjen.

Përmes një postimi në facebook, Lushaj sqaron shkaqet e marrjes së këtij vendimi. Lushaj shpreh zhgënjim që drejtuesit e PD në këtë bashki në vend që të bënin analizën e rezultatit, gjejnë alibi të ndryshme për humbjen.

Ai kërkon që këtë rrugë ta ndjekin edhe të tjerët në mënyrë që ti hapet rrugë modeleve të tjera të reja me synim ringritjen e PD.

 

Të nderuar demokratë!

Me 14 maj zgjedhësit na mohuan vazhdimësinë e drejtimit të bashkisë tonë të dashur. Unë, personalisht, votën e tyre nuk e lexova si një dëshirë për ndryshim por si një dorëzim pa kushte ndaj makinerisë qeveritare.

Çdo arsye në vetvete do të përbënte kauzë për qëndresë, po të kishte patur nga ana jonë një model pa njollë, por modeli ynë dështoi sepse nuk i’u përgjigj lartësisë së këtij qyteti e kësaj bashkie.

Prita më kot se do mblidheshim si drejtues të lartë të Partisë Demokratike Shkodër për të shqyrtuar shkaqet e kësaj humbje dhe për të marrë masa urgjente për të ringritur strukturat moralisht, pasi humbja nuk duhet të na dërrmojë. Si gjithë vitin që lamë pas edhe sot, ata që kanë detyrën të kërkojnë të falur, minimalisht për strategjinë e gabuar, shtrijnë gishtin në drejtimin e atyre që zbatuan urdhërat e gabuar “të elitës”.

Duke dhënë dorëheqjen nga zëvendëskryetar i PD-së, jo për përgjegjësi personale pasi nuk jam pyetur e as dëgjuar, as për postin që e fitova me një garë të fortë, as për eksperiencën e fituar në fushatat e mëparshme, bëj aktin qytetar duke i dërguar mesazh përgjegjësve të vërtetë, të tregohen të ndershëm të paktën tani, duke u dorëhequr e tërhequr për të mos thelluar dëmin tek demokratët.

Dorëheqja ime vjen përmes Facebook-ut pasi as tentuam të hyjmë në shtëpinë tonë (selia) e as menduan seriozisht të kemi seli dinjitoze për mbledhje por kafene shokësh.

Me hidhërim, shoh sot të vetmen mundësi ringritjeje, hapjen e rrugës krejtësisht modeleve më të mira. Modeleve si në fillimet tona, atëherë kur e bënë Partinë Demokratike të Shqipërisë, dega Shkodër, një lokomotivë të pandalshme elektorale dhe drejtuese 30 vjeçare të bashkisë më të mirë të vendit.

Unë do të vazhdoj të jem anëtar i thjeshtë dhe i devotshëm i PD-së dhe në krah demokratëve të ndershëm deri në fitoren tonë.

Me respekt

Arben Lushaj

 

 

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
arben lushaj Qytet rithemelim rithemelimi Shkodra

Nga e njëjta kategori

36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

më shumë...

PD: Ndërhyni në treg për euron! Deputetët e opozitës kërkojnë masa konkrete nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë

më shumë...

Sherr mes çiftit, burri godet me thikë gruan në Pogradec, detajet e para

më shumë...

Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysse, puthje dhe përqafime mes dy liderëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

2:44

36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe...

2:42

PD: Ndërhyni në treg për euron! Deputetët...

2:28

E djathta në Kolumbi fiton zgjedhjet, Abelardo...

2:02

Sherr mes çiftit, burri godet me thikë...

1:55

Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysse,...

1:45

Tentoi t’i shpëtonte arrestimit nga policia, përplasi...

1:36

Ndryshime në Policinë e Shkodrës, largohet Gentian...

1:12

Javë vendimesh të rëndësishme, Meri Gjini bën...

1:05

Aksident në Berat, 35-vjeçari përplas në vijat...

12:59

“Kërkoj dorëheqjen e Edi Ramës”, Berisha: Vendi...

12:50

Evropa në valën e të nxehtit: Temperaturat...

12:45

Festivali Kombëtar i Sazeve, grupet folklorike performojnë...

11:59

Sezoni i Gaforres sjell fat dhe mundësi,...

11:40

Aeroporti i Vlorës, Pacolli thirrje SPAK për...

Denis Çumani
11:06

Vranë 45-vjeçarin pas sherrit për një vajzë,...

10:49

I riu me motoçikletë përplas 71-vjeçaren në...

10:43

Kryeministri i Britanisë Keir Starmer jep dorëheqjen

10:29

Rusia godet një anije mallrash në Detin...

10:26

Ylli Pango dëshmon për “Partizanin”: Isha pro...

10:19

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në...

Më të klikuarat

  • Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç, humb jetën...
  • Yjet premtojnë: Përmirësim i madh financiar për 4 shenja Hor...
  • Denis Çumani Vranë 45-vjeçarin pas sherrit për një vajzë, arrestohen pas...
  • Ndryshime në Policinë e Shkodrës, largohet Gentian Berberi...
  • Trump i vendos ultimatum Iranit: Ndalni ndërhyrjet në Liban...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.