Një 20-vjeçar australian ka fituar çmimin e parë prej 4.8 milionë dollarësh në një lotari pasi kishte humbur punën e tij për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas mediave të huaja, ai do të marrë 20 mijë dollarë në muaj për 20 vitet e ardhshme.

“Jemi një familje e re, kemi një fëmijë. Me këtë jemi në gjendje të mirë për pjesën tjetër të jetës tonë”, tha fituesi.

Ai ka treguar se gjatë kohëve të fundit ka qenë shumë i stresuar sepse kishte humbur punën, por tani është i lumtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *