Një 32-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës, për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.

I arrestuari është shtetasi me iniciale E. P., 32 vjeç, i cili në rrugën “Ndre Mjeda” është parë nga shërbimet e policisë duke mbajtur në dorë qese në të cilat dyshohej se kishte lëndë narkotike.

Sapo ka parë efektivët, 35-vjeçari i ka hedhur qeset në tokë dhe ka tentuar të largohet, por është kapur nga punonjësit e policisë. Pas kontrollit, qeset u konstatuan se ishin të mbushura me kanabis, me peshë 342 gr., e cila u sekuestrua së bashku me 1 aparat celular.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *