Subscribe

Drejtori i kabinetit të presidentit, Edmond Panariti deklaroi në “Quo Vadis” se alarmi i Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit për rrezikun që i kërcënohej vendit tonë, nuk u përfill nga institucionet përkatëse.

Ai tha se një nga problemet që çon në përmbytjen e vendit është sistemi i kullimit, ku sipas tij duhet të jetë integral dhe jo i copëtuar.

Sipas tij, nëse masat do të ishin marrë në kohë, dëmet nuk do të ishin të larta.

“Për fat të keq nuk u morën ato masa. Insitituti i Gjeoshkencës, që në 30 dhjetor ka njoftuar në web-in e tij për rrezikun që i kërcënohej vendit tonë. Sinjali i parë është dhënë në datën 30 dhjetor. Ka kërkuar mobilizimin e strukturave shtetërore. E dhanë alarmin në kohë, por nuk u përfillën.  Është problem kompleks. Unë kam insituar që sistemi i kullimit duhet të jetë integral, por është copëtuar, nuk shkon sinkron. Prioritet të fundit këta kanë pastrimin e kanaleve. Unë kur kam qenë ministër Bujqësie, shkoja inspektoja hidrovoret. Hidrovoret nuk duhet të inspektohen kur fillon përmbytja. Disa hidrovore kanë qenë kritike, me kapacitet të kufizuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *