Subscribe

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar këtë të hënë raportin shpjegues që i ka dorëzuar Komisionit të Venecias, delegacioni i të cilit ishte javën e shkuar në Tiranë i thirrur nga Kuvendi në kuadër të Komisionit Hetimor.

 

“Presidenti i Republikës vlerësoi se duhet të ndërhynte në mënyrë të tillë që t’u ofronte palëve kohë për reflektim dhe për gjetjen e një zgjidhjeje përmes dialogut të pazëvendësueshëm politik, duke siguruar njëkohësisht moscënimin e parimeve kushtetuese të pluralizmit politik dhe kthimin e paqes sociale në vend. Mungesa e plotë e vullnetit politik për marrëveshje midis forcave politike nuk mundet të dobësojë dhe as të kufizojë rolin që Kushtetuta i ka dhënë Kreut të Shtetit. Përkundrazi, ky rol është thelbësor për zgjidhjen e krizave të rënda si kjo që po kalon vendi. E gjithë sjellja e Presidentit të Republikës dhe përpjekjet e tij, duke qenë shumë i ndërgjegjshëm dhe për detyrimet që duhen përmbushur veçanërisht për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE, kanë synuar shmangien e një konflikti civil, të një procesi të dështuar zgjedhor dhe realizimin e zgjedhjeve vendore gjithëpërfshirëse dhe demokratike për të përmirësuar besueshmërinë e vendit në përmbushjen e kritereve politike në prag të 17-18 tetorit 2019, kur do të merret vendimi i Këshillit Europian për Shqipërinë.”

Në raport janë renditur 21 shkelje, problematike dhe veprime që janë ndërmarrë që nga caktimi i 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale, te shfuqizimi i dekretit dhe deri te raporti i OSBE/ODHIR për procesin e votimit.

 

Aty janë veçuar edhe dosjet 138 dhe 399, si dhe përpjekjet e Presidentit për vendosjen e dialogut midis partive politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *