Subscribe

Katër persona ranë në pranga, mes tyre një punonjës i Kadastrës së Tiranës, gjatë një aksioni të zhvilluar gjatë mbrëmjes së të premtes me urdhër të SPAK.

Pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, policia vuri në pranga zyrtarin e Kadastrës, Dritan Stoka, 46 vjeç.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai akuzohet se ka shfrytëzuar postin e tij për të legalizuar pronat e tre qytetarëve, Alqi Hajdini, 47 vjeç, Agim Osma, 62 vjeç dhe Ylli Baruti, 67 vjeç.

Në këmbim, Dritan Stoka ka kërkuar prej tyre vota për zgjedhjet parlamentare të 2021.

Por sipas burimeve, pas përfundimit të zgjedhjeve, Stoka nuk ka mbajtur premtimin ndaj qytetarëve për të legalizuar pronat e tyre dhe për këtë arsye, ata janë përfshirë në konflikt me të.

Si i akuzuar për “Kanosje për shkak të detyrës”, policia vuri në pranga 62-vjeçarin Agim Osma.

Alqi Hajdini akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe është lënë në arrest shtëpie, ndërsa Ylli Baruti ndodhet nën masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për veprën penale “Prodhimi i armëve luftarake”./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *