Subscribe

Kur kanë kaluar 5 muaj nga koha kur Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për kompaninë “DH Albania”, e përfshirë ne skandalin e tenderit në “Unazën e Re”, çështja ka ngecur në vend.

 

Mos mbërritja e letërporosive nga SHBA, ka bërë që hetimet për këtë dosje të shtyhen edhe me tre muaj të tjerë.

 

Hetimet për “DH Albanian” po ndiqen nga drejtuesja e Prokurorisë Tiranë, Elisabeta Imeraj.

 

Burimet nga organi i akuzës pohuan se nuk ka ende një zhvillim konkret të dosjes, për shkak se përgjigjja qw pritet nga Amerika, si dhe dëshmia e administratorit të kompanisë “DH Albania”, Avdiol Dobi, do të kenë një rol kyç në hetime.

 

Por, pavarësisht kërkimeve, Avdiol Dobi nuk është gjetur ende nga policia, edhe pse për të Gjykata e Tiranës caktoi më herët “arrestin me burg” në mungesë.

 

26 vjeçari është personi që lidhi kontratat në emër të kompanisë “DH Albania”, ndërsa dy tenderat kapnin vlerën e 30 milionë eurove.

 

Lidhur me këtë skandal, në pyetje janë marrë ish-kreu i ARRSH, Afrim Qendro, ish-kreu i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci, si dhe disa zyrtarë të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *