Punimet më kryesore inxhinierike në aksin Kardhiq-Delvinë kanë përfunduar. Më konkretisht, firma që po merret me ndërtimin përfundoi hapjen e tunelit të Skërfices.

 

Tashmë mbeten punimet për asfaltimin dhe rikonstruksionin e gjurmës së rrugës.

 

Ky aks është i një rëndësie të veçantë, pasi shkurton ndjeshëm distancën mes Tiranës dhe Sarandës.

 

Hapja plotësisht e këtij segmenti rrugor do të bëjë të mundur që udhëtimi nga Tirana në qytetin jugor, të realizohet për 3 orë.

 

Kjo vepër publike do të jetë në funksion të plotë në sezonin e ardhshëm turistik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *