Subscribe

13 piktorë dhe 36 fotografë janë bërë pjesë e kolonisë dimërore të pikturës dhe fotografisë e cila u çel në qytetin liqenor të Pogradecit.

 

Një aktivitet i iniciuar nga Bashkia Pogradec dhe nën kujdesin e N/kryetarit Bledi Çomo, i cili ka bërë bashkë artistë, piktorë dhe fotografë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut por edhe vënde të tjera të botës.

 

Qëllimi i kësaj kolonie dimërore është të vendosë ura dhe lidhje bashkëpunimi mes piktorëve dhe fotografëve njëkohësisht. Për 10 ditë me radhë 13 piktorët kanë qëndruar në Pogradecin e Lasgushit duke pikturuar pjesë tl ndryshme të qytetit dhe liqenit të cilat u shfaqën edhe në këtë ekspozitë.

 

Duket se tashmë një vëmendje e shtuar e Bashkisë është vendosur tek arti dhe kulturë kjo edhe për vetë historinë që mbart ky qytet. Që nga  korifejtë e letrave Lasgush Poradeci e Mitrush Kuteli e deri tek piktorët si i ndjeri Gjergji Lako, Anastas Kostandini (Taso) Gentian Zeka, apo edhe fotografë si i mirënjohuri Ardian Fezollari.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *