Subscribe

Masakra e Elbasanit qe u mori jetën 3 personave dhe la te plagosur 8 të tjerë ishte ngjarja e me e rende e këtij vitit jo vetëm për bilancin, por edhe për faktin se ajo ishte episodi i radhës i një seriali vrasjesh mes dy fiseve, Çapja e Mema, qe ka filluar 11 vite me pare. 9 Viktima ka shënuar deri tani hasmëria mes dy familjeve. Për këto krime, Prokuroria e policia, nuk kane arritur te gjejnë provat e mjaftueshëm për t’i mbajtur ne burg personat e dyshuar si autor, ndaj edhe përplasja vazhdon ende edhe sot duke terrorizuar Elbasanin dhe jo vetëm. Kalvari i vrasjeve ka nisur në një nga Pub-et e Elbasanit, ku Sokol Çapaja rrahu Fadil Memën dhe nipin e tij Armando Hasani. Vrasja e parë ndodhi në fund të dhjetorit 2005, ku Fadil Mema me ish-shef i qarkullimit rrugor në Elbasan dhe Pogradec, dyshohet se urdhëroi ekzekutimin e të fortit të Elbasanit “Sokol Çapja”. Tre persona të armatosur dhe me maska hynë në lokal dhe qëlluan disa herë me pistoleta dhe me automatik “Skorpion” në drejtim të 33-vjeçarit Çapja. Policia identifikoi autoret të cilët ishin, Dritan Sheme, Armando Hasani dhe Gentian Beqiri. Por ky ekzekutim i hapi rruge nje seri vrasjesh per hakmarrje. Në vitin 2006, u vra në lokalin Auto-Shkollë të Fadil Memës kunati i tij, Ardian Ibrahimi, ndërsa vetë Mema u plagos në këmbë. Policia ndaloi një nga nipat e Sokol Çapjes, Florenc Çapja dhe një person tjetër. Por Prokuroria nuk provoi se ai ishte i përfshirë në atentatin ndaj Fadil Memës. Një nga të akuzuarit për vrasjen, Ardian Meta, u kap nga policia, teksa tentonte të arratisej në Greqi. Ndërkohë në 2007 ne Tiranë u vra në rrethana misterioze, Dritan Sheme. Autorët arritën ta gjejnë nëpërmjet së dashurës. Policia shpalli në kërkim edhe autorin tjetër Armando Hasanin. Por hakmarrja përfshiu edhe ish-truprojën e komisarit të policisë Edmond Koseni. Roland Rexhepi u ekzekutua pasi dyshohet se ndihmoi vrasësit e Sokol Çapjes. Rreth 2 vite më vonë, ekzekutohet në mënyrë mafioze me pistoletë me selecioatori vëllai i Roland Rexhepit, i cili kishte në pronësi një kompani sigurimesh. I fundit që mbeti gjallë nga kjo hasmëri gati një dekadë të gjatë ishte Fadil Mema. Por edhe ai u qellua per vdekje në verën e vitit 2015 në Milano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *